Tifozët përplasen e shkaktojnë kaos në rrugë pas derbit Partizani - Tirana, ndërhyn policia! Ka dhe të ndaluar

20 Tetor 2023, 01:45 | Përditesimi: 20 Tetor 2023, 07:19

Derbi Partizani – Tirana u shoqërua me përplasje mes tifozerive nëpër rrugët e  Tiranës mbrëmjen e 19 tetorit 2023.

Dy grupet e tifozëve janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar kaos e rrëmujë. U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur degradimin e situatës, ndërsa ka pasur dhe ndalimin e disa tifozave.

S.G/Shqiptarja.com