Tinguj në kohë 'lufte' në Durrës! Koncerti kthen lagjen në 'amfiteatër'! Duartrokitje e aheng nga ballkonet

3 Prill 2020, 21:39 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 22:21:02

DURRES-Në këto ditë të vështira nga koronavirusi kreativiteti i artistëve ndihmon qytetarët për ta kaluar disa momente gëzimi duke vallëzuar e buzëqeshur nën tingujt e muzikës. Një koncert i veçantë, ndryshe nga të tjerët në kohë paqeje, këtë herë me tinguj në periudhë 'lufte' u zhvillua pasditen e sotme në lagjen nr. 16 tek parafabrikatet në qytetin bregdetar.