Në sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës është çelur ekspozita fotografike “Tirana 100 vjet kryeqytet”. Përmes fotove bardhezi prezantohen gjurmët e qytetit, që në shekujt e parë pas Krishtit në Mozaikun e Tiranës, tek pazari, namazgjaja, vilat e viteve 1930 e deri në ditët e sotme. Organizatori dhe drejtori i përgjithshëm i “Alsar” Saimir Rusheku rrëfen realizimin e kësaj ekspozite, që i kushtohet kryeqytetit
