‘Tirana 24 Hours’: Gara unike që transformon kryeqytetin

10 Nëntor 2018, 18:34 | Përditesimi: 10 Nëntor 2018, 18:34

‘Tirana 24 Hours’ është eventi i rradhës i cili e ka kthyer kryeqytetin e Tiranës në arenë të vërtetë argëtimi, ku në fokus do të jenë aktivitet e shumta sportive .

Motosport Club Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë sjellë këtë vit  edicicionin e dytë të “Tirana 24 Hours”, një gare unike në Europe me pjesëmarrës ndërkombëtar, e cila për 24 orë do të përshkruajë një itinerar rreth 900km off road.

Teksa ishte i pranishëm në çelja e eventit në sheshin “Skënderbej” Kreu i bashkisë, së Tiranës Erion Veliaj,  përshëndeti të gjithë të pjësëmarrësit dhe prezantoi para të hujave të gjithë transformimin e Tiranës në vitet e fundit.

“Një garë të re që nuk do e zëvendësojë garën tradicionale të Rally në të gjithë Shqipërinë, Rally Albania, por është një garë me 40 garues të cilët janë ose në motorr, ose në quad (makina e vogël e rërës), ose në fuoristrada 4x4 dhe do të bëjnë një garë të çmendur për 24 orë. Kështu që për këtë risi unë mezi pres që të shoh feedback-un, të shoh atë që promovohet nga Tirana jonë.  T’u urojmë të gjithë atyre sukses teksa eksplorojnë Shqipërinë në vetëm 24 orë.  Për herë të parë në historinë e Tiranës kemi patur mbi 700 aktivitete në vit. Është hera e parë që kemi më shumë se dy aktivitete në ditë, në shumicën e ditëve”.

r.k./Shqiptarja.com