Tirana ‘bie’ në kryeqytet, Kukësi fiton pastër. Luftëtari ndal fitoret e Flamurtarit

21 Prill 2019, 11:30

Kukësi ka shkurtuar diferencën e pikëve me Partizanin kryesues pasi ka mposhtur me rezultatin 0-2 Tiranën në kryeqytet. Verilindorët morën tre pikët falë “dopietës” së Shkurtaj, i cili mposhti Habibin nga një herë në dy fraksionet e lojës. Për Tiranën një humbje e cila mund të kushtojë shumë, duke patur parasysh se dy rivalët e saj për mbijetesë kanë dalë me një pikë nga kjo javë.

Në Vlorë Flamurtari ka ndalur ecurinë e fitoreve pasi ka barazuar 1-1 me Luftëtarin. Në fillim ishin vlonjatët që kaluan në avantazh, por Realdo Fili nxorri me pikë skuadrën gjirokastrite nga Vlora. Pas 30 javësh kampionat Flamurtari renditet në vendin e 7 me 38 pikë, 2 më shumë se Tirana e vendit të tetë dhe 7 më shumë se Kastrioti i vendit të 9.