Tirana ‘del’ nga karantina, pas shiut nisin shëtitjet. Korça, Belshi dhe Fieri vijojnë të ‘heshtin’

15 Mars 2020, 20:13

Pavarësisht ndërgjegjësimit të pjesë më të madhe të qytetarëve, janë të shumtë ata që ende nuk po kuptojnë se një shëtitjen e tyre, rrezikon shumë jetë të tjera duke u bërë mbartës të koronavirusit e më pas transmetues zinxhir të tij. Sot në Tirana duket se ishte në karantinë vetëm nga shiu dhe jo nga urdhrat e qeverisë për të shmangur grumbullit. Kjo u vu re pasi shiu pushoi, ishin të shumtë qytetarët që zgjodhën të bëni shëtitje, si të ishte një ditë e zakonshme.