Tirana dhe Partizani, paqe në një fushë që dukej sikur ishte bërë luftë! Ndeshja mbyllet barazim pa gola

4 Dhjetor 2020, 20:29 | Përditesimi i fundit: 2020-12-04 22:10:16

Tirana dhe Partizani e mbyllën në barazim pa gola derbin, që u zhvillua në një fushë në kushte shumë të këqija.  Një ndeshje që pritej të kishte emocion, por nuk i përmbushi pritshmëritë. Ndeshja la të pakënaqur të dyja palët, ku ka pasur edhe kontestime për vendime të arbitrit.

Një ndeshje pa shumë emocione, me vetëm një rast polemik në fund, kur bardheblutë pretenduan për një faull në zonë ndaj Muçit, por që për arbitrin nuk ishte 11-metërsh.