Tirana e brishtë ndaj Kukësit, verilindorët fitojnë me përmbysje në kryeqytet

7 Dhjetor 2019, 21:04

Supersfida e javës së 14 të Superligës mes Tiranës dhe Kukësit është mbyllur me fitoren 1-3 të skuadrës vereilndorë. Në ‘Selman Stërmasi’ bardheblutë e Ahmataj kaluan të parët në avantazh me Hasanin në minutën e 10, por më fillimin e pjesës së dytë do të niste edhe përmbysja. Fillimisht barazoi Shkurtaj, më pas përmbysi Gavazaj dhe në fund vulosi goli i Abazajt.

Pas ndeshjes dy trajnerët, Julian Ahmataj i Tiranës dhe Shpëtim Duro i Kukësit u shprehën:

“Ishim të detyruar që me ata lojtar të përfundonim ndeshjen. Gabimet individuale na çuan në marrjen e penalltisë. Skuadra e vuan pjesën e rezultatit, kjo ndikon shumë në anën psikologjike,”- u shpreh Ahmataj.

“Goli i Tiranës u shënua në minutën e 10-të, në ato minuta me përjashtim të golit, patëm një studim të kundërshtarit. Pas golit, morëm frenat e lojës. Dy mbrojtësit e krahut nuk po dilnin në krah, dhe ia theksova që të dalin sa më shumë, sepse e vendosin Tiranën në vështirësi,”-deklaroi Duro.