“Tirana e Vjetër”, studiuesi Gazmend Bakiu rrëfen se çfarë duhet ruajtur!

24 Shkurt 2020, 16:54

“Tirana e vjetër”, që nga antikiteti deri në vitin 1945, vjen e ilustruar nëpërmjet fotografive nga historiani, studiuesi dhe koleksionisti Gazmend Bakiu në një libër. Një punë kërkimore, në shumë se në 20 vite nga gjetja e fotografive, identifikimi i personazheve që retushoheshin shpeshherë, sepse nuk i shkonin përshtat regjimit komunist apo edhe fotografimi i atyre pak monumenteve historike, gjurmët e të cilave nuk janë zhdukur plotësisht, siç janë Kalaja e Petrelës apo ajo e Prezës, është vetëm pak nga puna, që ka bërë historiani i njohur, i cili rrëfimin e tij për “ReportTV” e nis duke shpjeguar se si u shpall Tirana kryeqytet, në këtë 100-vjetor të saj.