Tirana hyn në epokën digjitale, gati 'Tumo Center', Veliaj: Mezi pres ta kthejmë në një tjetër histori suksesi! Këtë muaj fillojmë punimet te Piramida

3 Tetor 2020, 11:41

Tirana do të ketë shumë shpejt inkubatorin më të madh në rajon në fushën e teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, inspektuan punimet e fundit që po bëhen tek “Tumo Center”, në mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania”, e cila do të presë mijëra të rinj të moshës 12-18 vjeç, ku do të mësojnë gjuhën e kodimit.