Tirana këndon! Vishu, qytetarët shijojnë koncertet nga ballkoni

16 Prill 2020, 22:21

Bashkia Tiranë, vjen me një nismë të re në këtë kohë të vështirë pandemie, për t'ua lehtësuar sa më shumë qëndrimin në shtëpi kryeqytetasve.

MUSIC FOR HOPE, “Tirana Këndon”, kështu quhet nisma e cila do të argëtojë qytetarët nga banesat e tyre me koncert në çdo lagje të saj.

Këngëtarët më të mirë, si Redon Makashi, Kozma Dushi, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Denisa Xhemnica si dhe shumë DJ të famshëm shqiptarë, kanë vendosur t’u bëjnë një dhuratë qytetarëve të kryeqytetit, duke sjellë një atmosferë ndryshe në kushtet e karantinës apo të distancimit social.