Tirana marshon drejt titullit kampion, likuidon Laçin me golin e Majkell Ngoo-s

8 Mars 2020, 20:17

Tirana e Emanuele Egbos nuk di të ndalet. Bardheblutë në javën e 26 të Superligës kanë marrë një fitore minimale 1-0 kundër Laçit në ndeshjen e zhvilluar në Air Albania.

Goli vendimtar i takimit u realizua nga Majkell Ngoo në minutën e 73, me anglezin i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit mik. Në këtë mënyrë Tirana shkon në 11 fitore dhe 1 barazim në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa hedh një hap të sigurtë drejt titullit kampion.