Tirana me stacion të ri të Shërbimit Zjarrfikës, Veliaj: Pas 40 vitesh, një investim model

27 Gusht 2020, 14:34

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punën për ndërtimin e stacionit të ri për shërbimin zjarrfikës në Kinostudio, ku u shpreh se ky investim do t’i shërbejë dy zonave kryesore të kryeqytetit dhe i përshtatet më së miri Tiranës që rritet çdo ditë.

“Jemi duke punuar në kohë rekord, që të kemi një stacion të ri zjarrfikës në Tiranë pas 40 vitesh. Ky stacion, i cili ndodhet në Kinostudio, akseson fare lehtë edhe Unazën ekzistuese, por edhe Unazën e Re. Ai do t’i shërbejë një komuniteti, i cili po rritet shumë vitet e fundit. Shtesa që kemi bërë, si në rroga për zjarrfikësit, në mjete, në uniforma, por edhe në staf, besoj i vjen për shtat Tiranës së rritur në banorë dhe territor. Ne vërtet kemi rritur qytetin, por ndonjëherë harrojmë të rrisim edhe shërbimet. Histori si pandemia apo tërmeti na kujtuan nevojën që kemi për shërbime të tilla”, tha Veliaj.