Tirana pa urbanë, Mazniku në Report Tv: Nëse nuk rifillojnë të hënën gjoba dhe më pas u hiqet licenca

3 Korrik 2020, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2020-07-03 16:38:28

Tirana ende nuk i është rikthyer normalitetit për transportin publik. N/kryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se nëse kompanitë nuk fillojnë ditën e hënë do të gjobiten dhe më pas do u hiqet licenca.

"Ka qenë një bisedë e gjatë me kompanitë, ministrinë e shëndetësisë dhe ISHP si do të bëhej rihapja. Tani ka një vendim për rihapjen prej një jave, por si rrjedhojë e protokollit kompanitë kanë shprehur rezerva, pasi pretendojnë se me aq pak njerëz nuk u funksionon koncepti, ka një diskutim që jemi gati ta vazhdojmë, por shërbimi i qytetarëve nuk duhet të ndalohet. Kjo është një situatë tejet e vështirë. Numrat janë rritur, që do të thotë se kërkesat, kanë qenë se secili të shtojë masat. Autobusët janë një vend i mbyllur dhe kanë rrezik.Sipas protokollit nuk duhet të ketë ajër të kondicionuar, por me temperaturat është shumë e vështirë. Në një situatë të tillë secili nga palët duhet të bëjë pjesën e vet, ne kemi bërë disa hapa, ku është marrë një vendim i këshillit, një pjesë e taksave për shërbimin janë hequr, nuk është gjë e thjeshtë. Dhe me kërkesën tonë, të gjithë njerëzit që ishin pjesë e shërbimit të transportit publik, shoferë, faturino u përfshinë të paga e luftës.