Tirana pa urbanë,PROPOZIMI i qytetarit për BASHKINË:’ Të gjithëve nga një BIÇIKLETË’

1 Korrik 2020, 10:09

Mungesa e transportit publik në kryeqytet është një problem shumë i madh për një pjesë të mirë të qytetarëve. Kjo çështje u trajtua edhe në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një telefonues kishte një propozim origjinal për Bashkinë e Tiranës kur tha se nëse nuk fillon transporti publik Bashkia t’u japë nga një biçikletë qytetarëve që të lëvizin në Tiranë.