Tirana si asnjëherë më parë...TË GJITHË ndërgjegjësim për të parandaluar koronavirusin

13 Mars 2020, 10:21

Një situatë e pazakontë në Tiranë, që mund të shërbejë që të gjithë bashkë ta kalojmë sa më shpejt e pa pasoja fatale situatën me koronavirusin. Kontrolle të shumta të policisë dhe të ushtrisë janë vendosur në postblloqe në pikat kyçe të qytetit për të kontrolluar automjetet e pakta që janë në qarkullim. Shoferëve u kërkohet autorizimi lëshuar nga policia e shtetit që është marrë pas argumenteve të nevojës për të lëvizur, si janë mjetet e transportit që shpërndajnë ushqime, ilaçe për farmacitë, apo makina që bëjnë transportin e punonjësve të mediave dhe institucioneve të tjera që duhet të jenë në punë.