Tirana stërvitet pa Memën pas humbjes me Bylisin, trajneri takim me presidentin

24 Tetor 2019, 21:35

Ekipi i Tiranës e ka zhvilluar stervitjen e sotme pa praninë e trajnerit Ardian Mema. Stoli i teknikut  bardheblu është tronditur me kohë, por humbja e fundit kundër Bylisit ka vënë në alarm drejtuesit, të cilët vetëm dy javë më parë e konfirmuan Memën në krye të ekipit.

Arsyeja përse Mema nuk është paraqitur në stërvitje është se ka zhvilluar një takim me presidentin Refik Halili, për të përcaktuar të ardhmen, nëse palët do të vijojnë bashkë apo jo

Burime nga klubi i futbollit të Tiranës thone se mbledhja është bërë për të treguar atë që nuk shkon pasi ekipi i sivjetëm është ndërtuar për të dalë kampion.

Gjithsesi me siguri mund të thuhet se Mema tashmë rrezikon shumë detyrën si trajner tek Tirana, pasi ulje ngritjet kaq të shpeshta nuk janë normale për një klub me të tilla objektiva