Tirana 'thyen' karantinën...ZERO ndërgjegjësim, të gjithë në rrugë

18 Mars 2020, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2020-03-18 13:07:05

Tiranë këtë të mërkurë i ngjasoi një dite të zakonshme. Pavarësisht kufizimeve, pavarësisht bllokimit të ambjente publike rekreative, parqeve, ndalimit të lëvizjes me orare, ett, qytetarët i gjen në rrugë, duke shijuar edhe faktin që dita është më mjaft diell. 

Asgjë nuk i ngjan Shqipërisë në karantinë, që të gjithë po apelojnë për të qëndruar në shtëpi, e për të frenuar sadopak virusin që është duke rrezikuar jetën e të gjtihëve ne, COVID-19. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bëri një panoramim të situatës në zona të ndryshme të Tiranës, ku fluksi më i madh i qytetarëve ishte në kryqëzimin e 21-dhjetorit.