Tirana 'zgjohet' nga breshëri, zbardhen rrugët

27 Shkurt 2020, 08:28 | Përditesimi i fundit: 2020-02-27 08:31:37

TIRANE- Mëngjesin e sotëm Tirana është 'zgjuar' nga reshjet e breshërit.

Në pak minuta rrugët e kryqytetit janë zbardhur nga breshëri. Ndërkohë që më pas në vend kanë nisur reshjet e shiut. Më pas në kryqeytet kanë nisur edhe reshjet e shiutSipas meteoalb Shiu i dendur i cili "pushtoi" të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t'ia lënë vendin kthjellimeve.Reshje të dendura breshëri ka pasur edhe në qytetin e Fushë Krujës. Si pasojë e tyre, rrugët janë zbardhur, por nuk raportohet për dëme.