Tiranë/ Arrestohen 4 persona për mbajtje armësh e shitje droge, 'koka' e grupit shpallet në kërkim

22 Shkurt 2020, 14:55

TIRANË- 4 persona janë arrestuar dhe organizatori është shpallur në kërkim, pas operacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale.

Janë sekuestruar tri armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike disa mujore.