Tiranë, dëmtohet pallati i Shallvareve, duhet ekspertizë termike nga Instituti i Ndërtimit

4 Dhjetor 2019, 12:22

Nga tërmeti i 26 Nëntorit ka pësuar dëmtime të rënda edhe pallati i Shallvareve në kryeqytet. Në aktin e konstatitimit thuhet se në bodrumin e pallati ka dëmtime ë kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgarave metalike.

"Në bodrum ka disa dëmtime të kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgarave metalike, shikohet me sy hekuri i kolonave. Banorët janë të shqetësuar se janë shtuar. Ka çarje të muraturës në apartamente në katin e parë. Mendojmë të bëhet ekspertizë termike nga Instituti i Ndërtimit", thuhet në aktin e konstatitimit.

Gazetarja Klesiana Omeri raporton se banorët e këtij pallati kërkojnë të dinë nëse ky pallat është apo jo i banueshëm.