Tiranë- Dyshonte se shfrytëzohej për prostitutë, i riu i bën kurth kushërirës 16-vjeçare, zbulon të vërtetën e hidhur

13 Janar 2020, 19:39

TIRANË- Dyshimi se mbahet peng për qëllime prostitucioni ka sjell në studion e ’’Pa gjurmë’’, kushëririn e një të miture nga Durrësi. Fatjoni (emër i vendosur nga redaksia) denoncon "live", në studion e emisionit ’’Pa Gjurmë’’  shfrytëzimin e të miturës, si punonjëse seksi nga disa persona, në disa nga zona të Tiranës, Durrësit dhe Shijakut. E mitura, kushërira e tij e parë është një 16 vjeçare, nënë edhe e një djali 1 vjeç e gjysmë.

Madje Fatjoni ka mundur që të mësojë më shumë për mënyrën e jetës, të detyruar që bën kushërira e tij, për shkak se është ende një minorene. Ai ka improvizuar një takim me një djalë, që është një shok i tij, të cilin e ka infiltruar për të realizuar një video, ku zbulohet puna që bën e mitura si punonjëse seksi, e cila pohon se ka dalë në rrugë për të punuar dhe se është nënë e një djali të vogël. Madje me këtë person të infiltruar bën edhe pazar. Zbardhja e videos
Djali: Çfarë  bëre, si kalove ? Po pret autobusin ?
Vajza: Po normale.
Djali: Hajde moj se të çon lali. Të çoj unë, ku do shkosh?
Vajza: Kam dal për punë nuk po pres autobusin
Djali: Sa vjeçe je, hajde ta marrim vesh tashi
Vajza: Hiç ja ça me bë, aman . S’më njeh njeri, tani kam dal
Djali: A ke fëmijë ?
Vajza: Po, një çun 1 vjeç e gjysmë
Djali: Sa e ke pazarin ?

    No videos found.