Tiranë/ Gjendet 50-vjeçari pa shenja jete në Rrugën e Elbasanit, nuk ka shenja dhune

4 Qershor 2022, 22:26

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit. Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga pamjet duket se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe policia.