Tiranë/ Gjendet i pajetë një burrë tek 'Brryli'

15 Nëntor 2019, 09:49

Një i moshuar është gjetur i vdekur sot rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar .

Viktima është S. B.,75 vjeç dhe sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga  faktorë të tjerë, kështu dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.