Tiranë, grabitet nën kërcënimin e armëve pronari i dyqanit te esmeni te Tregu Ushqimor

4 Dhjetor 2018, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2018-12-04 17:59:25

TIRANE-Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregun ushqimor në kryeqytet. Ka qenë ora 06:00 e mëngjesit kur tre persona të armatosur dhe maskuar grabitën dyqanin e tregtarit Eduard Alushi.

Autorët kanë arritur që të marrin dy koli me cigare dhe 30 mijë lekë që ndodheshin në arkën e dyqanit. Pronari Eduard Alushi jashtë kamerave shprehet se u frikësua, pasi autorët ishin të armatosur.

“Sapo hynë brenda më drejtuan armën, dhe më kërkuan lekët. Nuk munda për të lajmëruar policinë, tentova ta marr pultin, por nuk munda. Më shtynë dhe më qëlluan, morën stekat me cigare dhe 30 mijë lekë. Autorët ishin tre dhe të maskuar” deklaroi pronari jashtë kamerave.

Policia ka filluar hetimet për ngjarjen duke u vendosur në ndjekje të autorëve. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa është marrë në pyetje pronari i dyqanit dhe dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes.