Tiranë, i fuste laptopët në by.., arrestohet hajduti, u kap nga kamerat e sigurisë

16 Janar 2020, 10:49 | Përditesimi i fundit: 2020-01-16 11:05:13

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje pajisjesh elektronike në dyqane të ndryshme në kryeqytet.

Në pranga është vënë shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, ky person dyshohet si autor i vjedhjeve në 3 dyqane në kryeqytet.

• Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;

• Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“;

• Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;

Policia ka publikuar edhe një video të kapur nga kamerat e sigurisë në një dyqan, ku ky person ka vjedhur një laptop.