Tiranë, kamera e Report TV kap 'mat' qytetarët që nuk vënë maskë në urban

6 Korrik 2020, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2020-07-06 12:06:33

Çdo qytetar është i detyruar që të vendosë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie. Por sot me rifillimin e transportit publik, jo të gjithë qytetarët e kanë zbatuar detyrimin për të mbajtur maskë. Pjesa dërrumuese e kanë respektuar detyrimin, ndërsa ka edhe nga ata që nuk mbajnë maskë në urban. Report Tv sjell pamjet nga disa urbanë në kryeqytet, ku masat nuk janë zbatuar. 

Gjithashtu disa qytetarë e vendosin maskën vetëm kur hipin dhe shikojnë kamerat. Nga faturinot, pasagjerëve që nuk respektojnë masat nuk u thuhet asgjë, pasi tashmë përgjegjësia është e vetë pasagjerëve dhe jo kompanisë së transportit. Gjithashtu edhe masat për distancën dhe uljen nuk janë respektuar. Në sedilje ulur pranë njëri tjetrit mund të qëndrojnë vetëm nëse pasagjerët janë nga një familje, në të kundërt vetëm një dhe diagonal, por edhe kjo nuk është respektuar nga të gjithë.