Tiranë/ Makina përplas katër persona te rruga e Kavajës, një rëndë

10 Qershor 2019, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2019-06-10 22:05:06

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina ka përplasur 4 persona, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Identiteti i të plagosurve si dhe i drejtuesit të mjetit nuk dihen ende, ashtu si kurse as shkaqet e këtij aksidenti.