Tiranë- Mjeti i blinduar me targa ruse kthehet përmbys, shoferi 'zhduket'/ Dyshohet për person me rrezikshmëri të lartë

11 Shtator 2019, 23:02

TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, në zonën e ish-sheshit Shqiponja.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta për policinë, të cilët sapo kanë mbërritur në vendngjarje nuk kanë mundur të gjejnë shoferin e mjetit të kthyer përmbys në mes të rrugës. Fillimisht policia dyshoj i drejtuesi i mjetit kishte shkuar në spital, por pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte paraqitur asnjë i lënduar.Nga të dhënat e siguruara në vendngjarje, burime pranë grupit hetimor sqaruan se mjeti i blinduar dhe me targa ruse dyshohet të drejtohej nga një person me precedent penal dhe që mund të jetë në kërkim nga policia. Për këtë gjë, përveç Policisë Rrugore, në hetime po asistojnë edhe efektivë nga drejtori e Policisë së Tiranës për të identifikuar drejtuesin apo përdoruesin e mjetit.

Nga të dhënat e marra në rrugë operative, sqaruan burimet, mjeti me targa ruse përdorej nga një person me rrezikshmëri të lartë. Aktualisht policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës.