Tiranë, nënë e bijë gjenden të pa jeta në banesën e tyre, në gjendje të rëndë vajza tjetër!

2 Korrik 2020, 21:16 | Përditesimi i fundit: 2020-07-02 23:07:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (2 korrik) në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit rreth orës 19:30 dhe sipas hetimeve të para, policia thotë se nëna dhe dy vajzat e saj janë vetëflijuar.