Tiranë, pallatet e dëmtuar nga tërmeti, fillon heqja e depozitave të ujit sipër tarracave

29 Nëntor 2019, 13:12

Si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar tarracat e pallateve në Tiranë, nis heqja e depozitave te ujit për te shmangur rënien e tyre. Bëhet fjalë për disa pallate në rrugën “Ali Visha”, tek tregu Elektrik, të cilët ishin dëmtuar nga termi i rënë ditën e martë, e për të mos rrezikuar, ka nisur heqja e depozitave të ujit.