Tiranë, pallati me plasaritje dhe çarje, banorët: Sillni një ekspert, të na thotë ç'të bëjmë

30 Nëntor 2019, 20:32

42 familje vijojnë që të jenë në një pallat te Shkolla e Kuqe në Tiranë edhe pse apartamentet janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit. Banorët kërkojnë përmes Report Tv që institucionet të dërgojnë ekspertët për të vlerësuar gjendjen nëse duhet të vijojnë që të jetojnë në atë pallat apo të largohen.

"Po qëndrojmë se nuk kemi ku të shkojmë, po rrimë e derë hapur, po flemë në makina, duam të vijë një ekspertë që të thotë të rrimë apo të dalim, fëmijët i kemi larguar" tha njëra prej banorëve. Ndërsa një tjetër banore theksoi se "Nuk kemi informacion, pasi organet nuk kanë ardhur të na thonë të banojmë apo jo, jemi edhe me fëmijë të vegjël. Po flemë në makina. Ju lutem sillni një ekspert të dimë të jetojmë apo jo në këtë pallat" tha ajo.

    No videos found.