Parkimet dyshe janë kthyer një shqetësim për kryeqytetin pasi ato bllokojnë rrugët kryesore të tij . Përgjatë 12 orëve të fundit në rrugën Mylsym Shyri policia rrugore ka marrë përsipër të bëjë një aksion duke vendosur 120 gjoba për shoferët e pabindur të cilët pohojnë në kundështm më kodin Rrugor .
Nuk ka kaluar shumë nga seria e masave adminsitrative që patrullimet e policsë vendosën, teksa ky drejtues automjeti ka zaptuar kordinë e biçikletave.
Parkimet dyshe perbejnë shpesh problem edhe për çiklistët si në këtë rast makina mbrapa e cila ka bllokuar rrugën e biçikletave.
Të njëjtën situatë të parkimeve dyshe, e gjejmë edhe në rrugën e Kavajës dhe disa zona të tjera në kryeqytet.
Ky plan veprimi i policisë rrugore, që siç paralajmërohet zyrtarisht, do të vijojë në të gjitha rrugët e kryeqytetit, merr shkas nga vështirësitë e lëvizjes së automjeteve dhe qytetarëve për parkimet e gabuara.
"Policia e Shtetit fton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të ndihmojnë në rritjen e parametrave të sigurisë, duke kontribuar të gjithë për ndërtimin e një ambienti më të sigurt", thuhet në një reagim zyrtar të Policisë së Shtetit.