Tiranë- Përplaset nga kamioni, fuoristrada përmbyset në rrugën kryesore

16 Shtator 2019, 20:55

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Misto Mame”, në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Një automjet tip 'fuoristradë' me drejtues M.XH., është përplasur me një kamion e për pasojë është përmbysur në rrugë.

Policia njofton se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.