Tirane, plagoset nga policia lushnjari i shumëkërkuar Orges Bilbili

10 Prill 2020, 14:22

TIRANË - Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, është arrestuar në një ngjarje të pazakontë në vendin tonë, i shumë kërkuari Orges Bilbili. Në këtë kohë karantine, kur vendi është në shtetrrethim, Bilbili, konsideruar person me rrezikshmëri të lartë kriminale, lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete. Ai u spikat në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili ka nxjerrë armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë. Efektivi e ka marrë situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë.

Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, e cila së bashku me Bilbilin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Drejtori i Policisë së Tiranës, tha se efektivi veproi duke zbatuar detyrën, megjithatë ai ndodhet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të gjitha veprimet procedurale. Ai ka kundërshtuar punonjësin e patrullës shigjeta duke mos i dhënë ID çka do ta identifikonte si person në kërkim. Këtu lindën edhe dyshimet e efektivit.  I pyetur nga polici për arsyen e lëvizjes ai ka dhënë në emër të rremë duke thënë se kishte autorizim, por kur i është kërkuar karta identitetit ai ka nxjerr armën.