Tiranë, qarkullonte me armë zjarri me vete, në pranga 45-vjeçari, i gjenden 2 pistoleta e 1 shotgun

28 Maj 2020, 08:48 | Përditesimi i fundit: 2020-05-28 08:55:05

Një 45-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri është arrestuar nga policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit të koduar "Fresku", në pranga u vu shtetasi A. G., të cilit policia i gjeti tre armë zjarri, dy pistoleta, një shotgun dhe një sasi kokaine. "Nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak", thuhet në njoftimin e policisë. Operacioni për arrestimin e 45-vjeçarit u zhvillua në zonën e Freskut në Tiranë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.