Tiranë/ Shënohen viktimat e para për vitin 2020! Humbin jetën në aksident një burrë dhe një grua

2 Janar 2020, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2020-01-02 17:49:52

Tiranë- Është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy viktimat kanë qenë një burrë dhe një grua, të cilët janë ende të pa identifikuar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur 'Xhamlliku. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe  forca të shumta policie  të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.