Tiranë, sherr mes dy personave, të shtëname armë zjarri në “Don Bosko”

8 Maj 2018, 23:00 | Përditesimi: 8 Maj 2018, 23:00

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mbrëmje në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për të shtëna në ajër.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës.

Pas kontrolleve në vend-ngjarje nga ana e uniformave blu, këto të fundit kanë mundur të gjejnë disa gëzhoja.

Bëhet e ditur se autorët e aktit janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikit mes dy personave. 

b.ha./Shqiptarja.com