Tiranë, shkëputet ashensori dhe bie në bodrum, lëndohet 24-vjeçarja

25 Shkurt 2019, 17:15 | Përditesimi i fundit: 2019-02-25 19:05:41

Një ashensor është shkëputur nga kati i parë në bodrum, në një pallat në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në ashensor ka qenë 24-vjeçarja, punonjëse e një furre buke Ajo ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.

Disa prej banorëve janë shprehur se shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht, por nuk është marrë asnjë masë.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së ashensoit.

Ky nuk është rasti i parë i incidenteve të tilla. Më herët incidentët e ashensorëve kanë rezultuar tragjikë për jetën e banorëve.