Tiranë, shpejtësia u merr jetën 3 anëtarëve të familjes Bibaj! Ditëlindja kthehet në tragjedi

16 Qershor 2019, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2019-06-16 15:04:07

Shpejtësia tej normave të lejuara ka shkaktuar tragjedi në familjen Bibaj nga Shëngjini me banim në lagjen Ali Demi në Tiranë.

Aksidenti ku është përfshirë mjeti me të cilin udhëtonin katër pjesëtarët e kësaj familje është shënuar në rreth-rrotullimin e autostradës Tiranë- Elbasan ndërsa Bardhok, Valentina, Florida kanë humbur jetën ndërsa vajza tjetër Gjuljana ndodhet në reanimacion, në vdekje klinike.

Familja kthehej nga festimi i datëlindjes së Florida Bibajt nga një lokal në periferi të Tiranës ndërsa fuoristrada e drejtuar nga Arlintin Alia një mik i tyre ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h ndërsa 3 pjesëtarët e familjes Bibaj kanë humbur jetën menjëherë.

22 vjetori i Floridës ka qenë tragjik për familjen e saj, ndërsa Arlintin Alia drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte familja Bibaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin “Nënë Tereza”.