Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Yzberisht, 3 të plagosura

15 Janar 2020, 08:37 | Përditesimi i fundit: 2020-01-15 12:28:13

TIRANË- Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një biznes në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku si pasojë është plagosur një grua.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit e plagosur ka mbetur punëtorja e një byrektoreje, ndërsa shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa shpërthimi ka krijuar tronditje dhe panik tek banorët. Fatmirësisht gruaja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që mësohet se ajo ka qenë duke bërë përgatitjet për të filluar punën.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.