Tiranë/ Shpërthim eksplozivi në një automjet në parkim, nuk ka të lënduar

22 Janar 2019, 22:50

TIRANË - Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet ku një makine të parkuar, i është vënë një sasi e vogël lënde shpërthyese. Policia sqaron se makina është në pronësi të shtetasit D.H. Nga shpërthimi automjetit i janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme.