Tiranë, 'të pabindurit' fillojnë lëvizjen në qytet, shtohen kontrollet e policisë

13 Mars 2020, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2020-03-13 16:22:29

Edhe pse në orët e para të mëngjesit u duk sikur pati një ndërgjegjësim nga qytetarët që nuk lëvizën me makinat e tyre private, në orët e mesditës situata pësoi ndryshime. Report Tv është zhvendosur në Pallatin me Shigjeta, e cila duket se është një nga zonat ku u thyer në masë urdhri i qeverisë, e për pasojë ka pasur edhe një shtim të forcave të policisë në këtë zonë. Deri më tani, referuar burimeve jo zyrtare, në Tiranë janë ndaluar 54 drejtues automjetesh, një shifër e lartë krahasuar me qytetet e tjera. Megjithë, në orët në vijim pritet një komunikim ku priten të jepet shifra zyrtare sa i përket "të pabindurve"