Tiranë, u dëmtua nga tërmeti, sonte shembet godina në Qytet Studenti

5 Dhjetor 2019, 13:18

Godina nr. 15 në Qytet Studenti do të shembet mbrëmjen e sotme pasi është dëmtuar në shkallë të pariparueshme nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në këtë godinë jetojnë 220 banorë, jo studentë. Të gjithëve u është ofruar bonusi i qirasë. Godina është e rrethuar me shirita për të mos lejuar askënd të futet. 

Të gjithë banorët që do të dalin nga kjo godinë, do të marrin bonus qiraje nga Bashkia. Por për të shkuar deri aty, banorët duhet të shkojnë pranë njësisë administrative numër 2, të plotësojnë formularin dhe të marrin paratë. Strehimi i përkohshëm i tyre deri në përfundim të procesit, do të bëhet paraprakisht tek palestra e gjimnazit "Ismail Qemali" dhe më tej kalimi në banesa me qira bashkiake nga dita e hënë e në vazhdim.

    No videos found.