Tiranë, u vihet flaka kazanëve të mbetjeve në ish-bllok

7 Janar 2019, 09:10

TIRANË - Kazanët e mbeturinave në zonën e ish-bllokut janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym dhe flakë dhe ndotur ambientin. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv nga zjarri janë përfshirë dy kazanë mbetjesh në një prej rrugëve kryesore të zonës së ish-bllokut në kryeqytet.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Mësohet se flakët kanë rrezikuar edhe disa automjete të parkuara aty pranë. Për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në pak minuta.