Tiranë/ Vëllezërit vrasin teknikun e kondicionerit në vilën e tyre, fajin e merr përsipër shoku, babai fsheh krimin

23 Gusht 2019, 10:08 | Përditesimi i fundit: 2019-08-23 14:16:13

TIRANË- 26-vjeçari Indrit Çelaj, nga Mallakastra i cili u plagos me plumb në kokë ditën e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, 26-vjeçari nuk ka mundur t'i mbijetojë plagës së marrë nga arma e zjarrit në pjesën e kokës.

Policia ka njoftuar se  e gjithë ngjarja ka ndodhur nga një sherr mes viktimës dhe djemëve të pronarit ku njëri prej tyre ka shkrehur edhe armën ndaj të riut. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona mes tyre edhe pronari i vilës ku i riu po punonte për të rregulluar kondicionimin, B.K.  Ndërkohë dy djemtë e pronarit G.K, 31 vjeç, dhe A. K, 28 vjeç të cilët në bashkëpunim kanë vrarë Indrit çelën.

Mes të arrestuarëve është edhe E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë janë F. B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç (pronari i vilës) dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi  dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Ndërsa për sa i përket 27-vjeçarit L.V i cili u arrestua ditën e djeshme autorët e ngjarjes me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Në këtë mënyrë ndaj 27-vjeçarit policia  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.