Tiranë, vendoset instilacioni i skulptorit gjerman te sheshi 'Skëndërbej'

23 Tetor 2020, 22:42

TIRANË- Në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë u prezantua instalacioni "Wooden Cloud" i skulptorit gjerman Martin Steinert, i cili sjell veprën e tij në kryeqytet në kuadër të Tetorit Gjerman.

Një ndihmë të madhe në ngritjen e kësaj skulpture dhanë dhe studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë.

Me rastin e inaugurimt të instalacionit prej druri “Wooden Cloud” të skulptorit gjerman Martin Steinert, Ambasada Gjermane organizon koncertin festiv open-air “Rapsodia e Hapësirës së lirë”.

Kjo vepër e kompozuar posaçërisht nga Prof.Fatos Qemiraj dhe e konceptuar nga Edit Pula(j) si një përkthim muzikor i kontekstit filozofik që mbart projekti europian ‘Hapësirë e Lirë’ i Institutit Goethe, njëkohësisht është edhe kontributi i qytetit të Tiranës,në këtë projekt europian.