Tiranë, vijon trafiku i rënduar te ish-sheshi 'Shqiponja' dhe zona e 'Astirit'

2 Prill 2021, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2021-04-02 17:03:49

Të gjithë jemi dëshmitarë të nervave të çelikta që duhet të kishe këto muaj në hyrje dhe dalje nga Tirana.

Trafiku ka ndodhur për shkak të punimeve që kanë nisur prej kohësh për projektin e ri në Unazën e re, ndërtimin e tre mbikalimeve pranë Sheshit Shqiponja, konkretisht në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te rrethrrotullimi i Doganës.