Tiranë/ Zjarr në zyrat e shërbimit të provës, ngjitur me murin rrethues të '313'

26 Shkurt 2021, 15:23

TIRANË- Zjarr te Shërbimi i Provës në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë në zyrat, ngjitur me murin rrethues të '313'.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të munduar vënien nën kontroll të flakëve pa u përhapur në ambientet e tjera.Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa nuk ka informacion mbi dëmet që mund të jenë shkaktuar.  Priten të mësohen të tjera detaje në vijim.