Tiranës i ikin nga duart 800 mijë euro, Barcelona kthen te Getafe Ndokyt

15 Qershor 2019, 14:41

Të reja të tjera vijnë edhe për klubin e Tiranës. Pas nënshkrimit me dy futbollistë me emër si Augustin Torrasa dhe Elton Kale, klubi bardheblu ka marrë një lajm jo fort të mirë nga Spanja. ‘Marca’ shkruan se Barcelona ka hequr dorë nga blerja e Merveil Ndokyt, futbollistit të Getafe-s që në verën e 2017 e bleu nga kryeqytetasit.